Ende nuk ka folur publikisht për marrëdhënien e saj me Krenar Çoçajn, por duket se Luana nuk ka ngurruar të flasë për vjehrrën e saj, duke menduar me shumë gjasa që askush nuk do ta kuptonte.

Mirëpo, duket se moderatorja është nxjerrë zbuluar. Në puntatën e fundit të emisionit “Shiko Kush Luan”, një prej skuadrave ftoi në skenë një zonjë nga publiku për të rrotulluar rrotën e pikëve dhe pasi u pyet nga Luana, ajo u shpreh se quhej Lume.

“Zonja Lume, unë vdes për këtë emër dhe e kam një arsye pse!”-tha me zë të lartë Luana, duke i lënë të gjithë në dyshime për arsyen.

Mirëpo, siç ka bërë të ditur së fundmi “Prive.al”, Lume quhet gjithashtu edhe vjehrra e moderatores, nëna e Krenarit. Kështu, Luana sapo zbuloi edhe se marrëdhënia e saj me vjehrrën qenka e shkëlqyer. Ndiqni videon në 1:38:15.