Hermes Nikaj, i njohur ndryshe si “Zogu i Tiranës”, pëlqen ta thotë atë që mendon dhe shpesh tregon shumë detaje personale të tij.

Për shembull, nuk e ka aspak problem të tregojë se depilohet në të gjithë trupin, për pastërti.

I ftuar në emisionin “Why not”, moderatorja Roza Lati i drejtohet:

“Ka disa punë që janë për gratë dhe jo për burrat. Si depilimi për shembull!”

Pas kësaj Hermesi tregon edhe arsyen:

Hermesi: Unë e depiloj trupin zemra.

Roza: Po pse e depilon trupin, se këto janë punë grash?

Hermesi: Në trupin tim nuk gjen asnjë qime.

Roza: Çfarë është kjo heqje leshi kështu?

Hermesi: Po e do puna moj zemër! Është për pastërti. Unë nuk e përdor dot briskun. Gjithmonë depilohem!

Roza: Mashkulli ka lezet me çik lesh!

Hermesi: Madje kur thoshte Anxhela, kam unë më shumë qime se ty. Urdhëro po gjete një qime! Po ka lezet këmba e lëmuar ama. Ti e di si e mbaj veten unë!