Një ndërtesë në afërsi të Kinemasë “ABC” në qendër të kryeqytetit është kapluar nga zjarri.

Nga Policia Rajonale në Prishtine kanë bërë të ditur që kanë pranuar një informatë për një rast zjarri në rrugën “Hajdar Dushi”, rreth orës 15:45.

Njësitet policore dhe ato të zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa për detaje të tjera ju njoftojmë posa të bëhen të ditura, njofton Klan Kosova.

Pas shpërthimit të zjarrit në një ndërtesë të banueshme në rrugën “Hajdar Dushi” në Prishtinë, policia dhe zjarrfikësit kanë evakuuar banorët. Deri më tani policia ka thënë se nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar nga ky incident.