Një person është dërguar në spital Zjarri ka përfshirë sonte një bllok apartamentesh në qendër të qytetit të Manchesterit.

Siç njofton BBC, nga zjarri u përfshinë kati i nëntë dhe i dhjetë i një blloku 12-katësh pranë qendrës tregtare “Arndale”.

Një person është dërguar për trajtim mjekësor në spital, kurse zjarri është vënë nën kontroll.