Zinedine Zidane nuk ka dyshim se kush është më i mirë ndërmjet atij dhe Cristiano Ronaldos

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka dhuruar shou gjatë konferencës për media, para ndeshjes së nesërme ndaj Sevillas.

Francezi është pyetur nëse ishte ai apo është tani Ronaldo më i mirë dhe përgjigja e tij ka qenë qesharake.

“Unë apo Ronaldo? Unë qartësisht. Qartësisht, qartësisht”, tha me shaka Zidane.

“Pa dyshim se Ronaldo është më i mirë se sa unë, por edhe unë kisha karrierë të mirë”, tha ai në fund.