Gareth Bale ende vuan nga lëndimi dhe do të jetë jashtë ekipit të paktën deri në gjysmëfinalen e “Kampionatit Botëror për klube”.

Lajmi është konfirmuar nga trajneri Zinedine Zidane i cili foli para ndeshjes së fundjavës kundër Sevillas.

 “Bale do të mungojë ndaj Sevillas. Pres që ai të mungojë deri në gjysmëfinalen e Botërorit për klube”, deklaroi Zidane në konferencë për media.