Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane është shprehur i lumtur pas fitores 5-0 ndaj Sevillas.

“Ne duhet të jemi të lumtur. T’i shënosh pesë gola Sevillas nuk është e lehtë. Ne jemi të kënaqur me lojën në përgjithësi”, ka deklaruar pas ndeshjes tekniku francez. Ne duhet të vazhdojmë kështu. Mendoj se po përmirësohemi në të gjitha dimensionet. Ishte e rëndësishme të fitojmë para se të udhëtojmë në Kupën e Botës”.