Skuadra e Real Madrid, ka fituar titullin e gjashtë kampion bote për klube, ndërsa të tretiin në katër vitet e fundit. Mbretërit në finalen e botërorit të klubeve të zhvilluar në Abu Dabi, i mundën brazilianët e Gremios. Në këtë mënyrë skuadra e Real Madrid, bëhet skuadra e parë që ka arritur të mbrojë këtë titull të fituar një vit më parë. Jo vetëm Real Madrid, por edhe trajneri i tyre Zinedin Zidan, është pjesë e historisë. Francezi është trajneri i parë që brenda dy viteve fiton titullin kampion bote për klube. Zidan ka edhe një arritje tjetër fantastike, pasi nga koha që është ulur në pankinën e mbretërve ka fituar tetë trofe. Ndërsa gjermani Toni Kros e ka fituar titullin e katërt kampion bote për klube, prej të cilëve tre me Real Madrid dhe një me Bayern Munich.