Qeveria italiane sonte mori vendim që zgjedhjet e rregullta parlamentare në vend të mbahen më 4 mars të vitit 2018.

Qeveria e kryeministrit Paolo Xhentiloni e mori këtë vendim, pasi paraprakisht pasdite presidenti italian Serxho Matarela nënshkruajti dekret për shpërndarjen e Parlamentit, me çka zyrtarisht filloi procedura për zbatimin e zgjedhjeve.

Серџо Матарела

Matarela e shpërndau Parlamentin pas takimit me Xhentilonin dhe kryetarëve të dy dhomave parlamentare, Senatit dhe Dhomës përfaqësuese.

Xhentiloni sot kërkoi nga partitë sa të munden ta kufizojnë përhapjen e frikës në periudhën parazgjedhore, duke e marrë parasysh se në prag të zgjedhjeve tema kryesore mes partive në Itali është arritja e emigrantëve nga Libia, që disa parti e shfrytëzojnë për frikësimin e qytetarëve me rrezik për krizën me emigrantët.

Паоло Џентилони

Lëvizja populiste 5 Yje (M5S) udhëheq në anketat para Partisë Demokratike Socialiste, ndërsa gjatë muajve të kaluara u përmirësua edhe rejtingu i partive të djathta, Forca Italia dhe Liga Veriore.