Anëtarë të Partisë Socialiste do të votojnë të fundjavën e ardhshme  për të zgjedhur drejtuesit e tyre. Më konkretisht zgjedhjet do të mbahen për kryetar të ri të Forumit Rinor Eurosocialist në njësinë nr.6 dhe atë nr.10.

Për të gjithë anëtarët e forumit në Njësinë 6, ju njoftojmë se ditën e premte datë 22 dhjetor 2017 do të zhvillohen votimet për kryetarin e Fressh.  Votimi do të zhvillohet nga ora 10:00 – 18:00 tek zyra qendrore e PS në Kombinat, tek “Rruga e Qelqit” sipas parimit “një anëtar – një votë”.

Kandidaturat e propozuara për kryetar janë:

1- Marjeta Hakrama

2-Rajselda Hamza

3- Sazan Shaho

Për të gjithë anëtarët e forumit në Njësinë 10, ju njoftojmë se ditën e shtunë datë 23 dhjetor 2017 do të zhvillohen votimet për kryetarin e Fressh. Votimi do të zhvillohet nga ora 12:00 – 18:00 tek selia qëndrore e PS sipas parimit “një anëtar – një votë”.

Kandidaturat e propozuara për kryetar janë:

1- Andi Dano

2- Besfort Goxhi

3- Dea A. Shanto

4- Franklin F Metushi

5- Teuta Zyberli