Në ditën e dytë të debatit parlamentar për programin e qeverisë ku nuk po merr pjesë kryeministri Ramush Haradinaj janë përplasur keq me replika AAK dhe LDK.

Gjithçka ka nisur kur deputetja Teuta Haxhiu e ka quajtur qeverinë paraprake në krye me Isa Mustafën si qeveri të dështuar dhe si ekzekutiv që ka pasur mbi 50 zëvendësministra.

Haxhiut i është kundërpërgjigjur mënjëherë Avdullah Hoti i LDK-së i cili ka prezentuar një listë, që sipas tij Qeveria Mustafa ka pasur 47 zëvendësministra.

Ndërsa sipas Hotit, Qeveria Haradinaj kur t’i mbushë 100 ditë do të arrijë t’i ketë 100 zëvendësministra, njofton Klan Kosova.