Për shkak të sëmundjes së veshkave, ajo u detyrua që të hyj në dializë nga mosha 16 vjeçare. Kjo është 27 vjeçarja Zinepe Hiseini nga Gostivari, e braktisur nga familja, e që tani ka mbetur vetëm.

“Unë në dializë shkoj këtu në Gostivar, tre herë në javë aty rri gati 4 orë , kur kthehem nga dializa kur vijë këtu shumë ftoftë dhoma, unë do pajtohem me sëmundjen time do jetoj me dializë por të paktën ta kem një shtëpi dhe kulm mbi kokë”, tha Zejnepe Hiseini.

Të ardhura mujore ka vetëm 1500 denarë nga ndihma sociale. Me ndihmën e të tjerëve, ajo 70 euro   paguan qiranë e shtëpisë.

“Jam në dializë qe 13 vjet, nga mosha 16 vjeçare 1300 denar në muaj social , 70 euro paguaj qiranë e shtëpisë edhe kush më sjell ndihmë dikush nga njerëzit human. Kush mundet të më ndihmoj të paktën një dhomë ta kem, sepse këtu ku jam është shumë vështirë , dritaret hapen kur frynë era , pika çdo kund, dita ditës shumë zi për mua”, shtoi Zejnepe Hiseini.

Ankth tjetër për Zejnepin është stina e dimrit. Ajo ka mbetur edhe pa dru dhe pa bukë.

“Shumë pak dru kam nuk e di si do ta kaloj stinën e dimrit, për momentin skam çka të ha, jam duke shkuar ndonjëherë tek halla ime po ha atje, në frigorifer nuk kam asgjë për momentin thatë është. Po qaj po nuk është zgjidhje, kur t’i kujtohet shefit të banesë mund të më largoj dëshirë e kam ta kam një banës të vogël”, u shpreh Zejnepe Hiseini.

Zejnepit i duhen minimum 50 euro më muaj për barnat, ndërsa tregon edhe raste kur ka rrezikuar të përfundojë në rrugë në mungesë të parave për të pagur qiranë.