Një studim i fundit nga Universiteti Indiana ka arritur në përfundimin se burrat dhe gratë duket se dëshirojnë më shumë përqafime dhe puthje se sa sjellje seksuale speciale dhe provokuese.

Ky është një studim që thyen mitin e fantazisë seksuale që sigurisht përfshin testimin e praktikave të reja dhe të guximshme seksuale dhe thekson se në fund të fundit ajo që duan burrat dhe gratë nga marrëdhëniet seksuale, është ndjenja, afërsia dhe intimiteti seksual.

80% e të anketuarve thanë se shpesh preferojnë masturbimin dhe seksin oral, ndërsa 43% e meshkujve dhe 37% e grave thanë se preferojnë seks anal. Sjelljet seksuale të raportuara më shpesh ishin dëshira për shkëmbim të fotografive të zhveshura dhe përzgjedhja e veshjeve tërheqëse.

Në mënyrë të veçantë, hulumtuesit u kërkuan 2000 pjesëmarrësit të zgjidhnin ndër 50 sjelljeve seksuale që preferojnë dhe cilat janë miratuar kohët e fundit.

E ndryshe nga sjelljet stereotipike ekzistuese, edhe burrat theksuan se komponentet romantik dhe emocional të marrëdhënies, të tilla si një puthje, një përqafim gjatë seksit dhe përgatitja e një klimë romantike, janë ndër të preferuarat.

Këto gjetje nxjerrin në pah nevojën që dy partnerët të diskutojnë hapur për dëshirat dhe interesat e tyre seksuale. Së bashku ata mund të gjejnë mënyra për të rritur aspektin romantik dhe seksual të marrëdhënies dhe për të fituar më shumë kënaqësi.