Si në një telenovelë të vërtetë u zhvilluan ngjarjet e historisë së dashurisë, që nisi dhe përfundoi në ekran, mes Xheni Mhillaj e Benard Marashit.

22 vjeçarët që u njohën në audicionet e “Big Brother 9”, arritën kulmin e marrëdhënies së tyre të dashurisë kur dolën nga “Reality show, dhe u ndanë gjatë spektaklit “Dance with me”.

Pasi prishën marrëdhënien mes tyre, ata hoqën dorë dhe nga gara e kërcimit të VIP-ave, duke treguar me videomesazhe çfarë ndodhi mes tyre. Xheni, përveç Benardit la dhe Shqipërinë, duke u kthyer tek familja në Itali. Sapo mbërriti në vendin, ku dhe është rritur ajo ndau me fansat dhe gjendjen shpirtërore ndërsa shkruante:“Mos harroni! Do lëndoheni në shpirt aq sa shpirtra keni lënduar, dhe do të mërziteni aq sa keni mërzitur të tjerët”, një mesazh ky që sipas mediave i adresohej pikërisht Benardit. Po çfarë ndodhi që çifti më i bukur dhe i dashuruar ndër vite i formatit “Big Brother” i dhanë fund “love story-t” të tyre? Inspiruar nga statuset e vetë Xhenit, u fol se kontraditat që çuan në ndarje të çiftit nisën pasi Benardi zbuloi se nuk ishte mashkulli i parë në jetën e Xhenit.

Ede pse ky fakt nuk u konfirmua asnjëherë nga vetë Benardi, ai nuk mohoi as “xhelozinë” si ndjenjën që po shkatërronte marrëdhënien e tyre, pasi vetëm pak ditë ata i dhanë fund bashkëjetesës. Ndërkohë revista “Story” sjell ekskluzivisht prapaskenën e “darkës së fundit” të çiftit, atë ndodhi në festën e ditëlindjes së balerinit të spektaklit të “Dance with me”, Gracioano Tagani.

Paparaci ka mundur të fotografojë momente të ndryshme mes çiftit nga festa e organizuar në një lokal në Tiranë, situate që mund të kenë acaruar dhe më shumë marrëdhënien e tensionuar mes tyre. Siç e shihni dhe nga fotot që po publikojmë Benardi gjatë darkës u pa tek bisedonte me velinën 18 vjeçare, të “Fiks Fare” Alesia Bamin. Ndërkohë që boksieri që bie në sy për trupin me muskuj ndodhej i ulur pranë Alesias, shfaqet Xheni, e cila nuk e përmbajti aspak veten, duke bërë skena xhelozie.

Edhe pse komunikimi i tij me Alesian duket shumë spontan për ta bërë të madhe, Xheni sapo e pa Benardin shumë pranë velinës së famshme brune, e tërhoqi nga aty për t’u pozicionuar bashkë me të në një tjetër kënd të lokalit. Fotografi i kapi në moment debati çiftin, edhe pse nuk munguan situatat kur Xheni i ulej në prehër Benardit, për të dëshmuar para të pranishmëve në festë se ai ishte ende i saj. Nuk dihet se si vazhdoi situata të nesërmen mes çiftit, ndërkohë që nuk vonoi shumë dhe ata deklaruan ndarjen. Nga ana tjetër Xheni është fotografuar sërish në Tiranë këtë fundjavë, por s’ka folur në media për arsyen e udhëtimit.

Fjalët e Benardit për Xhenin pas ndarjes: Njeriu bën shumë gjëra nga inatiNdërkohë shumë fansa kanë mbetur zemërthyer nga ndarja e çiftit Xheni-Benard, duke bërë fajtor Benardin në rrjetet sociale për shkaktarin e ndarjes. Për këtë arsye ai nuk vonoi me reagimin e tij në rrjetet sociale në lidhje me këtë çështje. Nëpërmjet një postimi në Instastory, Benardi shkroi disa fjalë për Xhenin, ndërsa shkruante: “Më vjen keq për të gjithë fansat dhe njerëzit që kanë dashur që kjo lidhje të jetë në rregull, por disa gjëra kuptohen edhe pa i thënë.

Pjesa që nuk kuptoj është që njeriu bën shumë gjëra nga inati, saqë ajo mola që ka nga brenda nuk e lë rehat, por para se të veprosh duhet të mendosh se të ka rënë të flasësh me të tjerët për mua. Më vjen keq që me fjalë të tepërta e ke rënduar dhe mendon se ke përfituar. Kur të shohësh veten në pasqyrë do të thuash: “Kuku për mua sa poshtë paskam shkuar, se vëmendjen e mirë kam kërkuar, por s’munda me e kontrolluar!”, ka shkruar ai, duke nënkuptuar se nuk është asgjë tjetër veçse një dedikim për ish-të dashurën e tij. Nga historia e tyre tashmë nuk ka mbetur asnjë gjurmë në rrjetet sociale, pasi kanë fshirë të gjitha fotot. Xheni ishte ajo që dha lajmin e ndarjes e para me postimin: “Kaq ishte, ka marrë fund çdo gjë”.

Gjashtë muajt e bashkëjetesës së Benardit me XheninGjatë lojës së “Big Brother 9” ata ishin si dy tipa të ndryshëm që nuk po përshtateshin dot si çift. Por shumë shpejt ata ranë kokë e këmbë në dashuri, dhe dukeshin vërtet të bërë për njëri-tjetrin. Direkt pas daljes nga shtëpia e vëzhguar nga kamerat, çifti i bukur nisën bashkëjetesën dhe ndiheshin shumë të lumtur.

E gjashtë muaj pasi nisën të jetonin nën një çati u përballën me një realitet që futi në krizë marrëdhënien mes tyre. Nuk dihet nëse tashmë i kanë lënë hapësira marrëdhënies për rikthim. Xheni me profesion Administrim ka lindur në qytetin e Lezhës, por jeton në Itali me familjen që nga mosha 3 vjeçare. Ajo ka përfunduar Shkollën e Mesme për Administrim, dhe pjesëmarrjen në “Big Brother” e konsideroi si trampolinë që do e afronte më pranë botës së televizionit, dhe modës. Ndërsa Benardi është boksieri që studion në “Universitetin e Sporteve” në Tiranë, i cili bëri për vete shumë fansa me pamjen dhe tipin e tij të veçantë.