A mund të qëndrojë bashkë një politikan dhe një futbollist? Përgjigja është po, sidomos kur në mes janë femrat. Dhe pikërisht kjo ka ndodhur me dy personazhet e shkrimit tonë.
Ka qenë një fotografi që ka zbuluar lidhjen e deputetit të PS-së, Ervin Bushatit, me ish-futbollistin e kombëtares dhe aktualisht të Skënderbeut në Superligë, Gjergj Muzaka.
Ato që i bashkojnë të dy janë pikërisht bashkëshortet e tyre. Pikërisht nga kjo foto të postuar së fundmi nga deputeti Bushati, është zbuluar se gratë e tyre janë motra me njëra-tjetrën.
Të dy çiftet e kanë shkrepur këtë foto në një party. Dhe në diçiturën e saj Bushati shkruan: “baxhanakët2017”.