Duke parë që Messi nuk e kishte nënshkruar kontratën e re në “Camp Nou”, Manchester City i kishte ofruar yllit argjentinas një shumë marramendëse për të kaluar në “Etihad”.

Manchester City i kishte ofruar Messit një kontratë me pagë 50 milionë euro në vit për të kaluar në “Etihad”, raporton Marca.

Skuadra angleze i kishte ofruar atij 100 milionë euro vetëm për të nënshkruar kontratën, e cila do të pasonte me një pagë 50 milionë euro në vit.

Megjithatë, Messi nuk e ka pasur asnjëherë për qëllim të largohet nga Barça. Gjiganti spanjoll, i tronditur nga oferta e Cityt, i ofroi Messit pagë marramendëse, duke e bërë kështu lojtarin më të paguar në botë, para Neymarit dhe Ronaldos.