Aktualisht ajo është në pritjen e ëmbël dhe në muajt e parë të vitit të ardhshëm pritet të bëhet nënë për herë të parë.

Bëhet fjalë për ish-këngëtaren e njohur shqiptare, Zaimina Vasjari, e cila së fundmi ka braktisur muzikën për t’iu përkushtuar biznesit të saj

Kjo ka bërë që Zai të mos jetë aktive në tregun muzikor me këngë të reja, megjithatë vazhdon të jetë mjaft e ndjekur edhe në rrjetet sociale, kjo falë fotografive që publikon vazhdimisht.

Nuk janë të rralla rastet, kur Zaimina promovon veshjet e butikut të saj me ndonjë fotografi provokuese. Së fundmi ajo shfaqet mjaft sensuale veshur me një fustan gri me prerje të shumta.