Fjalim,

Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së

Të nderuara shoqe, shokë, miq, kolegë, bashkëpunëtorë, të nderuar qytetarë,

Të bëhet punë e vërtetë, në mënyrë të vërtetë, në kohë të vërtetë.

Ja pra ky është suksesi dhe i njejtë do të jetë edhe në vitin 2018, nëse e vendosim veten në të njejtën mënyrë si vitin e kaluar.

Vijon një vit i rëndësishëm, në të cilin perspektivat e Republikës së Maqedonisë që i hapim, do të thotë edhe perspektivë për secilin nga ne në këtë shtet.

Ato perspektiva, nuk kanë ardhur vetëm. Ato kanë pritur. Kanë pritur hapa të guximshëm, e kanë pritur të vërtetën, kanë pritur vendime të mençura, kanë pritur lidership serioz.

Qëndruam pas të vërtetës. Me guxim e sollëm drejtësinë. Ashtu siç i takon një partie të madhe politike ne kemi qenë të kujdesshëm ndaj të gjitha sfidave të cilat na tunduan – të meritojmë të udhëheqim.

Por, kanë të drejtë ata që konstatuan se suksesi nuk matet sipas pozicioneve, por sipas perspektivave
që do të vijnë.

Pjesa më e madhe po, bashkëpunuam. LARGUAM NJË REGJIM ME STILOLAPS DHE VOTË! Dhe nga kjo do mbahet mend viti 2017, dhe të gjithë në atë, i vjetër dhe i ri. Të përcaktuar apo jo politikisht, Maqedon, Shqiptar, Turk, Serb, Rom, Boshnjak, Vlleh ose nga cila do bashkësi tjetër. Bashkë jemi këtu, një, ashtu siç u bashkuam, në vendin tonë të përbashkët, një dhe të vetëm, Republika e Maqedonisë.

Ju falënderoj të gjithë juve që tejkaluat vetveten dhe në mes UNË dhe NE, keni zgjedhur NE. Ky ishte hapi i rëndësishëm drejt suksesit tonë, me çka do të kujtohemi për këtë vit specifik, të cilin e filluam me shumë paqartësi, ndërsa e përfundua, lirisht mund ta them, me qartësi, NËSE BASHKËPUNOJMË!
PËRSËRI NGA NE VARET!

Të nderuar shokë dhe miq edhe ju e dini, qeverisja kërkon edhe më shumë guxim, edhe më shumë përkushtim ndaj të vërtetës, edhe më shumë mençuri.

Unë dua të porosis, të jemi të kujdesshëm në çdo hap, të kujdesemi për fidanin që është potencialisht i frytshëm.

Ju falënderoj të gjithëve që besuat në 2017 dhe kërkoj nga ju, në 2018, ta dyfishoni besimin tuaj, për të dyfishuar durimin tuaj, vëmendjen dhe mbi të gjitha të keni përgjegjësi.

Republika e Maqedonisë është para shanseve shumë serioze për të marrë rekomandimin e pastër, dhe pas saj edhe datë për bisedime me BE dhe ftesë për anëtarësim në NATO.

Lidhja Socialdemokrate si asnjëherë më parë i duhet Republikës së Maqedonisë dhe qytetarëve të saj, për atë se BËHET FJALË PËR TË ARDHMEN. Bëhet fjalë për të ardhmen e përbashkët dhe për të ardhmen e fëmijëve tanë në vendlindje.

Integrimet në Unionin evropian dhe NATO nuk janë vetëm stabilitet politik dhe siguri në shtet. BE dhe NATO sjellin prosperitet ekonomik, sjellin investime, e kam ecur rajonin, kam parë përvoja, hapin vende të reja të puës, mundësojnë paga më të lart, standard jetë më të larrtë, shoqëri moderne në të cilën të gjithë, sidomos rinia janë të motivuar për mësim, punë, të krijojnë, të dërtojnë, shtëpi.

Stabilitet financiar, krenari sjellin të gjitha këto reforma të cilat jemi qasur shumë seriozisht.

Duhet të gjithë të punojmë që të kemi fat në vendin tonë. Të gjithë. Pa privilegje.

Çdo kush është i nevojshëm. Për çdo kend ka dhe duhet të ketë vend në këtë shoqëri. Zgjatni dorën, ndihmoni, punoni. Mundi, dëshira, vendimarrja, kemi parë dhe jemi vërtetuar se sjellin rezultate.

Siç thotë një poet (Ralf Emerson): Asnjë njeri i suksesshëm nuk është ankuar për mos pasjen e shanseve.

I kemi shansat, ejani të bashkëpunojmë, me zemër, për vete, për fëmijët tanë, për qytetarët, për Republikës e Maqedonisë.

QENDRA PËR KOMUNIKIM ME MEDIA
LIDHJA SOCIALE DEMOKRATIKE E MAQEDONISË