Hungaria i mbështetë integrimet e Republikës së Maqedonisë në BE dhe në NATO, që janë të rëndësishme për sigurinë dhe zhvillimin e vendit, por edhe të tërë Ballkanit Perëndimor, porositi minsitri hungarez i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Peters Sijarto në takimin e sotëm me kryeminsitrin Zoran Zaev.

Në takimin e kryeministrit të Maqedonisë me Sijarton morën pjesë edhe minsitri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe sekretari shtetëror i MPJ-së, Viktor Dimovski.

Kryeministri Zaev theksoi se pret që viti 2018 të jetë i rëndësishëm për Republikën e Maqedonisë, në eurointegrimet përmes marrjes së datës për negociata, si dhe ftesë për NATO.

“Integrimet euro-atlantike për qytetarët e Maqedonisë do të thonë siguri, por edhe hapin perspektiva ekonomike. Në atë drejtim e përhëndes mbështetjen e Republikës së Hungarisë në emër të Qeverisë dhe qytetarëve të Republikës së Maqedonisë”, theksoi Zaev.

Në takim, siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, është bër fjalë për avancimin e bashkëpunimit ekonomik mes Maqedonisë dhe Hungarisë, përmes investimeve në energjetikë, mjedis jetësor, sektorin bankar.

Është biseduar për rëndësinë e ndërtimit të korridoreve evropiane, që duhet të thotë infrastrukturë më e mirë, por edhe lëvizje më e lehtë, e rëndësishme për marrëdhëniet tregtare, si dhe për rëndësinë e ndërlidhjes hekurudhore të rajonit.

Ministri hungarez i Punëve të Jahtme, Peter Sijarto, vlerësoi se kontaktet në nivel politik mes dy shteteve kontribuojnë për interes të kompanive hungareze për investim në Maqedoni. Ai shtoi se Qeveria hungareze e ndjekë realizimin e Planit reformues 3-6-9, i cili, siç u vlerësua, shënon progres, që gjithashtu ndikon në zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik, si dhe në integrimet evropiane dhe euro-atlantike.

Në takim është biseduar edhe për rëndësinë e përballjes së përbashkët me sfidat nga kriza e emigrantëve.