Me rastin e Ditës ndërkombëtare të luftës kundër korrupsionit, kryeministri Zoran Zaev realizoi një video porosi deri te qytetarët në të cilën tha se korrupsioni është korrozioni i çdo shoqërie dhe kërcënim për të ardhmen, por edhe për cilësinë e jetës së qytetarëve.

“Veprimi korruptiv është kërcënim serioz për zhvillimin ekonomik dhe të përgjithshëm të Maqedonisë sonë”, tha Zaev.

Ai theksoi se askush që është i përfshirë në korrupsion nuk do të shpëtojë nga ajo përgjegjësi.

“Qeveria jonë dhe unë si kryeministër, por edhe të gjithë përfaqësuesit e pushtetit lokal, si dhe përfaqësuesit e sektorit qytetar dhe atij privat, kemi përgjegjësi të ballafaqohemi me sfidat serioze që korrupsioni vendos para nesh. Korrupsioni është kërcënim për vendosjen e sundimit të ligjit, ndërsa ne u zotuam se në Maqedoni do të mbisundojë ligji. Prandaj, duhet të veprojmë me vendosmëri dhe me zero tolerancë ndaj korrupsionit.”, tha Zaev.