Kryeministri Zoran Zaev dje shfaqi gatishmëri për bashkëpunim me të gjitha partitë në drejtim të zbatimit të reformave dhe realizimit të mundësive të cilat i ofrohen Maqedonisë vitin e ardhshëm.

Ai në seancën e djeshme kuvendore, në rend dite të së cilës ishin pyetjet e deputetëve paralajmëroi se mbetet mundësia për të bashkëpunuar me të gjitha partitë dhe ata të cilët deri më tani ishin pjesë e shumicës qeveritare por edhe me partitë e opozitës.

“Aleanca për Shqiptarët do t’i mbështesë reformat dhe gjithçka që është në interes të qytetarëve dhe në interes të integrimit në BE dhe NATO. Besoj se me anë të debatit të frytshëm asnjëherë nuk do t’i mbyllim dyert e bashkëpunimit. Unë e dua bashkëpunimin me të gjithë opozitën. Dua bashkëpunim edhe me Besën edhe me VMRO-DPMNE-në edhe me partnerët e tyre të koalicionit, sepse jam i bindur se Maqedonia ka një shans që nuk duhet ta lëshojmë”, theksoi kryeministri.

Sqaroi se gjysma e parë të vitit 2018 është një mundësi e shkëlqyer Maqedonia pas 12 vjetësh status të kandidatit, të marrë datë për fillimin e negociatave ndërsa këtu është edhe mundësia e Samtit të NATO-s në korrik të marrë ftesë për anëtarësim.

Bashkëpunimi, siç tha, është i nevojshëm edhe për zgjidhjen e kontestit me Greqinë për emrin.