Ekziston prirje të vendeve anëtare të BE-së për inkuadrim të vendeve nga Ballkani Perëndimor drejt Unionit, ndërsa janë hapur mundësitë edhe për NATO integrimet për Maqedoninë, deklaroi kryeministri Zoran Zaev në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin shqiptar, Edi Rama në Pogradec.

“Unë di se Republika e Maqedonisë dhe Republika e Shqipërisë e ndajnë vizionin për rajon me prosperitet dhe të lidhur mes vete, të integruar në BE dhe NATO. Vetëm do të shtoja se shumë do të thotë për shtetin tonë dhe për qytetarët tanë përkrahja e Shqipërisë në atë rrugë. Në këtë drejtim i shpreh falënderimet e mia Republikës së Shqipërisë për përkrahjen e vazhdueshme për NATO integrimet tona”, tha Zaev.

Ai ka shprehur falënderim deri te tërë Qeveria dhe posaçërisht, deri te kryeministri Edi Rama.

“Para Republikës së Maqedonisë, si dhe para të gjitha vendeve nga rajoni qëndron obligimi që t’i plotësojnë kriteret që demonstrojnë shoqëri të pjekur demokratike me gjyqësi të pavarur, media të lira, institucione në shërbim të qytetarëve, me administratë efikase dhe profesionale”, tha Zaev.

Jemi të përkushtuar, tha Zaev, në ndërtimin e shoqërisë qytetare me mundësi të njjëta për të gjithë, marrëdhënie të relaksuara ndëretnike dhe zbatimin e tërësishëm të Marrëveshjes së Ohrit në praktikë.

“Jemi të bindur se llojllojshmëritë na bëjnë më të fuqishëm, e jo më të dobët në këto angazhime. Disa muajt e ardhshëm mund të jenë kyçe për Republikën e Maqedonisë dhe në pikëpamje të përparimit të BE-së dhe të anëtarësimit në NATO”, tha kryeministri i Maqedonisë.

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama nga ana e tij në konferencën e përbashkët për shtyp  tha se të dy qeveritë janë në takim të përbashkët që t’i parashtrojnë në nivel më të lartë marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Kjo kërkon orientim të përbashkët strategjik. Si dy vende fqinje, kemi obligim të ofrojmë më shumë zhvillim dhe të punojmë për prosperitet më të madh për qytetarët tanë”, tha kryeministri shqiptar.

Sipas tij, në zhvillimin e bashkëpunimit të mëtejshëm mes dy vendeve, posaçërisht i theksoi lëvizjen e lirë të mallrave, si dhe lehtësimin e procedurave doganore mes dy vendeve.

Rama, po ashtu, foli edhe për angazhimin për modernizimin e infrastrukturës rrugore, hekurudhore dhe energjetike.