Mundësitë për avancim të marrëdhënieve tradicionalisht të mira miqësore midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Turqisë, posaçërisht në sferën e ekonomisë dhe tregtisë, si integrimet euroatlantike të Maqedonisë, kanë qenë temat e takimit të sotëm të kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev me zëvendëskryetarin e Qeverisë turke, Hakan Çavushogllu.

Zëvendëskryeministri turk Çavushogllu ka vlerësuar se pas zgjedhjes së Qeverisë së re, Republika e Maqedonisë po hyn në stabilitet, si dhe se meriton të jetë vend-anëtar i NATO-s. Për këtë arsye, ka thënë, do të vazhdojë mbështetja nga Republika e Turqisë për aspiratat e Maqedonisë në NATO.

Është shfaqur shpresë se vendi së shpejti do të marrë datë për negociata me BE-në, ndërsa janë përshëndetur edhe politikat multietnike të Qeverisë së re për respektim të të gjithë bashkësive, pjesëtarët e të cilave jetojnë në Republikën e Maqedonisë.

“Republika e Maqedonisë e respekton miqësinë me Republikën e Turqisë e cila reflektohet me numër të madh të investimeve turke në vend, me bashkëpunim në mbrojtje, me MPB-në, në sferën e arsimit, kulturës dhe Qeveria e re këtë bashkëpunim do ta avancojë në interes të qytetarëve të të dy shteteve”, ka thënë Zaev.

Средба заев Чавушоглу

Ai është falënderuar për mbështetjen nga Turqia për integrimet euro-atlantike të Maqedonisë.

“E zhvillojmë Maqedoninë nëpër reformat përmes reformave të nevojshme në shoqëri për të gjithë qytetarët të cilët jetojnë në shtet. Ndërtojmë miqësi me fqinjët. Shpresojmë se këto politika do të hapin rrugë në qëllimet strategjike euro-atlantike të Republikës së Maqedonisë në vitin 2018”, ka shtuar kryeministri Zaev.

Në takim theks i veçantë është vendosur në bashkëpunimin ekonomik dhe rritjen e këmbimit tregtar. Gjithashtu, është shprehur edhe përcaktimi i përbashkët për politika në interes të stabilitetit dhe sigurisë së të dy shteteve, por edhe të rajonit dhe botës, përmes qëndrimit në anën e paqes, kundër terrorizmit dhe radikalizmit.

Çavushogllu i ka shprehur falënderim kyreministrit Zaev për pjesëmarrjen e tij personale në shënimin e festës së sotme të turqve në Maqedoni, Ditën e mësimit në gjuhën turke.

Në takim Zaev ishte i shoqëruar nga ministri i angazhuar për investime të huaja, Adnan Qahil dhe deputeti Enes Ibrahim, ndërsa Çavushogllu nga ambasadorja turke në Maqedoni, Tulin Erkall Kara dhe deputetë nga parlamenti i Turqisë