Kryeministri Zoran Zaev, në kuadër të seancës për parashtrimin e  pyetjeve të deputetëve, njoftoi se mbetet mundësia për bashkëpunim me të gjitha partitë dhe ata që deri më tani ishin pjesë e shumicës qeveritare, por edhe me partitë nga opozita.

“Aleanca për Shqiptarët do t’i mbështesë reformat dhe gjithçka që është në interes të qytetarëve dhe në interes të integrimit në BE dhe NATO. Besoj se me anë të debatit të frytshëm asnjëherë nuk do t’i mbyllim dyert e bashkëpunimit. Unë e dua bashkëpunimin me të gjithë opozitën. Dua bashkëpunim edhe me Besën edhe me VMRO-DPMNE-në edhe me partnerët e tyre të koalicionit, sepse jam i bindur se Maqedonia ka një shans që nuk duhet ta lëshojmë. Në të vërtetë, gjysma e parë e vitit 2018 është një mundësi e shkëlqyer me siguri të madhe, të cilën askush deri në fund nuk mund ta garantojë, pas 12 vjetësh status të kandidatit, të marrim datë për fillimin e negociatave. Është e mundur ta hapim edhe ftesën nga Aleanca e NATO-s. Vërtetë, përveç kësaj, ne duhet të bisedojmë edhe me Greqinë, e cila ka problem me emrin tonë kushtetues, por duhet të tregojmë zbatimin konkret të reformave”, theksoi kryeministri.

Theksoi se mbetet mundësia për dyer të hapura të bashkëpunimit sepse, siç tha, fillimisht duhet të bashkëpunojmë në interes të qytetarëve, ndërsa shpresoj se shumë shpejtë edhe politikisht do të gjendemi ta vazhdojmë bashkëpunimin mes partive politike të cilat deri tani e përbënin Qeverinë dhe ishin pjesë e shumicës parlamentare.