Bisedimet për ndarjen e resorëve të rinj në Qeveri kanë përfunduar. Nëse nga Aleanca për shqiptarët janë të vendosur të kenë zv/kryeministrin për reforma, ajo është oferta e vetme, thotë kryeministri Zoran Zaev.

Ai shton se nuk planifikon takim të ri me Ziadin Selën.

“Bëhet fjalë për parti politike që ka dy vende deputeti. Ministria e Shëndetësisë është një nga resorët më të rëndësishëm në qeveri dhe në momentin kur është ofruar ishte dhënë shkaku i kandidatit. Ne ofruam vendin zv/kryeministër për reforma duke pasur parasysh se është parti e re që do të dojë të dëshmohet. Besuam se ajo do të jetë e pranueshme për ta”, ka thënë Zaev,

ASH-ja në mbledhjen e djeshme të Këshillit qendror, megjithatë vendosi që të mbetet në koalicionin qeveritar.