Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka dorëzuar propozimin për ministrin e ri të shëndetësisë në kuvend, kurse në këtë dokument nuk është emri i Vullnet Feratit, personi i cili është propozim i Aleancën për Shqiptarët për ministër.

Venko Filipçe është propozimi i shumicës për ministër të shëndetësisë, ndërsa Arbër Ademi do ta zë vendin e Visar Ademit si zëvendësministër i arsimit. Emrat e rinj pritet të votohen para festave të fundvitit. Tashmë dokumenti është nisur për kuvend dhe pritet që pas vulosjes të hidhet në procedurë.

Kuvendi Qendror i Aleancës Shqiptare pritet të zhvillojë takim të dielën, dhe nga aty të komunikohet vendimi për mbetje apo jo në qeveri, në kushte të tilla. Burimet tona megjithatë vlerësojnë se pak ka gjasa që Aleanca të mbetet në qeveri, nëse ia marrim ministrinë e shëndetësisë.