Urim SALIHU

Me vëmendje e dëgjova fjalimin tënd z. kryeministër mbi reformimin e procesit mësimorë.Në shumë detaje kishe të drejtë.Arsimi është shkatërruar, në ndonjë formë tjetër është bërë edhe i vjetëruar në raport me atë që kërkon kjo kohë e re .Po, ka shumë lëndë që janë një ngarkesë.Ka shumë të vërteta në fjalimin tënd por hajde bashkërisht t’a godasim mënyrën se si erdhëm deri në këtë pikë.

Por nëse do të ndihmojmë edhe ne që ky ndryshim të nisë sa nga lartë po aq edhe në pozicionet që kanë zënë njerëzit që drejtojnë arsimin dhe janë një skandal, janë specie që edhe po të veprojnë për të mirë e shkatërrojnë këtë gjë të shenjtë dhe jo më kur ndodhë e kundërta ,atëherë duhet t’a dëgjosh zërin e së vërtetës.

Por z. kryeministër për të patur një arsim cilësorë ka shumë parametra.Nga drejtimet e këtyre institucioneve gjëja e parë që duhet të heqim bashkërisht është forca dhe rrënjët që kanë zënë njerëzit e forcës dhe jo të mendimit, ndryshimit, aftësisë dhe reformës që ata se bëjnë dot.Gjëja e dytë është se nën britmat pa zë është fashitur dinjiteti i atyre që me përpikshmëri gjithë jetën ia kanë kushtuar këtij procesi delikat dhe shumë të vështirë.Arsimi është i vështirë për ata që e ushtrojnë me dinjitet.Shumë prej këtyre profesionistëve që janë përkushtuar një jetë të tërrë nuk i arrin edhe pensioni sepse vdesin para kohe.Vdesin sepse janë përkushtuar me forcën e fundit në emër të cilësisë,por ata z. kryeministër janë shkelur pamëshirshëm nga injorantët që kanë zaptuar institucionet arsimore.Jam i bindur që ti e di këtë.Por është edhe një parakusht tjetër.është edhe mënyra sa paguhen këta hallexhinj që shpërfaqin dije dhe dinjitet dhe nuk marrin asgjë.Janë shtresa më e varfër .Shumë prej profesorëve dhe mësuesve duhet të bëjnë një punë të dytë për të mbijetuar sepse nuk ia dalin mbanë.Premtimi yt z. kryeministër ka të bëjë me rritjen e pagave në arsim.Kur t’a bësh këtë atëherë ke të drejtë edhe ti gjykosh, pse jo edhe t’i ndëshkosh ata që nuk e meritojnë ta ushtrojnë këtë profesion të shenjtë.Ka plot edhe prej atyre që nuk janë të denjë t’a ushtrojnë këtë profesion, por për këtë duhet t’u drejtohesh atyre që dhanë urdhërin që ata të bëhen pjesë e institucioneve arsimore dhe mënyrën se si kryen shkollimin.Ka një zinxhir faktorësh që duhet investiguar me kujdes dhe më pas do vijmë te reformat e mëdha që të gjithë i duam.Dhe do t’ia dalim më pas.