Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thënë se VV do të votojë kundër buxhetit për vitin 2018, pasi, sipas tij, ky buxhet nuk ndryshon asgjë me atë të vitit paraprak.

Këtë ai e tha gjatë seancës që po mbahet për buxhetin 2018.

Ai shtoi se edhe vitet e kaluara flitej me optimizëm për rritje ekonomike si e arritur kryesore e Qeverisë, mirëpo, sipas tij më vonë dëshmohej e kundërta