Këngëtarja Yllka Kuqi duket të jetë mjaft aktive këtë fundvit.

Ajo është bërë pjesë e shumë prej programeve të ndryshme festive, të cilat do të shfaqen për shikuesit gjatë netëve të para të janarit.

Yllka ka performuar këngët e saj të reja, ndërsa në çdo paraqitje të saj është dukur mjaft tërheqëse.

Së fundmi, ajo ka publikuar disa fotografi në rrjetin social Instagram, ku ka treguar dukjen e saj në një nga programet e vitit të ri.

Ajo dukej mjaft provokuese me dekoltenë e hapur, gjersa buzëqeshja në fytyrë nuk mungonte. Flokët prej biondeje janë gjithashtu ndryshimi më i fundit i këngëtares, që është pritur mirë nga fansat e saj.