Nuk është historia e një filmi por është e Musa Dembele. Lojtari së bashku me motrën e tij në qytetin e tij të lindjes, Anversa, vendosi të hapë një hotel me emrin “De Gulde Schoen”, që i përkthyer do të thotë “Këpuca e Artë”. Zona e gjetur për ndërtimin e godinës është një pallat historik, 700 vite i lashtë.

Gjatë punimeve, arkeologët kanë gjetur një “thesar” të vërtetë të shekullit të 18-të me vlerë prej 1.3 milionësh, mes porcelaneve, qeramikave, artikujsh për tavolinën e objekte të tjera qelqi.

“Thesari u gjet në një zonë të mbyllur të pallatit”, rrëfen arkeologia Tim Bellens.

“Ishte një rastësi, pasi ajo pjesë nuk përfshihej në planin e ndërtimit”. Një fat i jashtëzakonshëm për Musanë dhe të motrën, të cilët kanë mbetur të lumtur nga ky zbulim.

“Çfarë do bëhet me thesarin e gjetur? Disa prej objekteve do vendosen në hollin e hotelit, të tjerat do shërbejnë për të pasuruar muzeun e qytetit. Ndërkaq, familja Dembele ka vendosur të hapë edhe një “spa” dhe një pishinë në të njëjtën zonë. Ndoshta, një ditë radha do i vijë një kinemaje, apo një teatri: atje, pse jo, do tregohet edhe kjo histori..” përfundoi arkeologoja.