LULJA E PASIONIT

Më 9 Dhjetor dhe Marsi është tashmë në shenjën e Akrepit. Shenjë luftarake e vendosur. Marsi është njohur si Perëndia e Luftës në lashtësi. Në thelb është vetë natyra njerëzore në luftën e mbijetesës të zotërimit dhe guximit.

Ky pozicion është shume dominant.

Dobësia kthehet në forcë.

Le ta mirëpresim më me gëzim pasi do na sjellë më shume fuqi ketë fund viti. Nuk përjashtohet të tregojmë nga thellësia e shpirtit lulen e pasionit për dashuri dhe krijimtari.

Dashi do ringrihet mbi hirin e vet në një moment ku disa aspekte të jetës së tij duket sikur nuk ishin më.

Demi do ndeshet me partnere pasionant dhe kërkues të cilët do kërkojnë edhe sasi edhe cilësi në bashkekzistencë.

Binjaket do jenë shume te fuqishëm ne jetën e përditshme dhe do punojnë me pasion. Kujdes nga nervozizmi dhe energjia e tepërt.

Gaforrja do jetë më e guximshme dhe më kërkuese në lidhje me jetën erotike ku njohjet e kësaj periudhe do jenë të forta e të qëndrueshme.

Luani do kërkojë dominancen në jetën familjare dhe në çdo ambient që e mendon si shtëpinë e vetë. Kujdes mos të nervozohet dhe mos e ngre zërin më shumë se duhet duke krijuar situata të elektrizuara.

Virgjëresha do jetë strategjike e vendosur dhe rezultative në çdo plan apo veprimtari. Gjuha e saj do presë si shpatë dhe kjo do jetë arme e forte Kujdes aksidentet.

Peshorja do ketë momente dhe situata të forta në çështjet ekonomike dhe në jetën personale Çdo gjë që mendon se i përket do bëjë të pamundurën për ta marrë.

Akrepi do jetë në kulm të energjisë së tij dhe në kulm të veprimtarisë. Lufta dhe paqja janë dy opsione të së njëjtës medalje, por akrepi do jetë luftarak.
Shigjetari do vlojë përbrenda nga ndjenjat, pasionet, emocionet por edhe pamundësia për tu shprehur e vepruar hapur. Ndërkohe edhe kundërshtaret do jene të fuqishëm.

Bricjapi do ketë synime të larta sociale dhe personale ku mendon se sa më shume të ngrejë vlerat e veta në sy të të tjerëve kaq më shumë do ketë përfitime në jetën personale

.Ujori do kërkojë me çdo kusht ngritje në karrierë. Por kjo do ti kushtojë energji dhe përballje të fuqishme me njerëz të fuqishëm apo pengesa.
Peshqit do tentojnë të jetojnë fuqishëm duke ndryshuar tabllo në jetën e tyre, kryesisht sidomos ne një ambient të ri diku ku ata mendojnë se do përparojnë më shumë.