HP dhe Asus janë dy kompanitë e para, të cila së fundmi kanë prezantuar laptopët e tyre me Windows 10 dhe procesor të Qualcommit – Snapdragon 835.

Gjithashtu, edhe Lenovo është duke punuar në të njëjtën pajisje ndërsa sipas informacioneve të fundit thuhet se edhe kompania e njohur kineze Xiaomi është duke bërë të njëjtën gjë, transmeton Koha.net.

Tani për tani, nuk janë zbuluar shumë detaje në lidhje me laptopin e ri të Xiaomit por thuhet se do të jetë i lehtë dhe i hollë. Po ashtu, thuhet se do të ofrojë mbështetje për veçorinë Instant dhe për lidhjen 4G LTE, si dhe do të ketë baterinë me jetëgjatësi më të gjatë.

Xiaomi pritet që të konfirmojë se kur do ta prezantojë këtë laptop me sistemin operativ Windows 10 dhe me procesorin Snapdragon, por ndoshta mund të ndodhë që të shfaqet në panairin e teknologjisë CES 2018 muajin e ardhshëm.