Ditën e djeshme me një foto të postuar në Instastory, Linda Rei e prishi magjinë e finales së “Dance with me” duke zbuluar çiftin fitues, një javë para transmetimit të shfaqjes. Pas publikimit të kësaj fotoje, fituesja, Xhensila reagoi me një postim i cili duket se i drejtohet Lindës.

“Njerëz të papunë, qenie hibride pa identitet, që vdesin për vëmendje dhe pse analfabetë”, shkruante Xhensila.

Linda nuk e ka lënë me kaq dhe i ka kthyer përgjigje Xhensilës me disa postime rresht në Instastory.

“Deri sot zonjusha qe behet merak per gramatiken time nuk i ka bere 130 mije shikime per 2 dite as kur isha une, as kur ika une dhe njeri papune eshte ajo. Une kisha aq shume pune qe nuk kisha kohe per te humbur ne nje show ku nuk paguhesh “per te punuar”, keshtu qe kush behet merak per gramatiken time, te behet merak edhe per shikueshmerine time, qe deri me sot nuk ma ka kaluar njeri deri ne 4 vjet show. Mire ose keq kush nuk e njeh emrin Linda Rei, bej nje sondazh dhe shiko kush njeh emrin tend”

“Per shume dobesi qe mund te kem une ne shkrim, jam rritur ne Itali dhe shkollen e kam bere ne Itali. Doja te te kujtoja qekur shprehem perdor gjithmone fjalet e mia dhe nuk kerkoj te ofendoj dike sidomos me fjalet e dikujt tjetri qe ju pergjigja live. Mos harro e dashur qe kjo qenie hibride eshte shume me larg se ty qe je qenie njerezore”

“Te kisha nevoje per fame nuk do ikja kurre nga emisioni. Ti ke nevoje per fame se ke ngel pa pune dhe shpresojme qe do e gjesh tani qe ke fituar. Po ca fitove? Krehje dhe ndonje makeuo falas ne parukerite duke i bere nje story se nuk fitove gje tjeter. Kam cdo gje ne jeten time dhe “porshin”, po e shkruaj shqip qe ta kuptosh, e kam timin dhe nuk hedh vec foton e stemes ne story. Keshtu qe zemra para se te hapesh gojen kaq kollaj si je mesuar ti thirri trurit dhe mendo ca po thua”

“P.s: Me korrigjo shkrimin tani, e vetmja gje qe te ngeli”, shkruan Linda në postimet e saj.