Mbrëmjen që lamë pas ka qarkulluar në media lajmi se këngëtarja Xhensila Myrtezaj është në pritje të ëmbël.

Megjithatë nuk ka vonuar reagimi i saj, e cila i ka mohuar këto lajme duke thënë se nuk është shtatzënë dhe se urimet do të duhet të bëhen kur të jetë i vërtetë ky lajm.

Xhensila dhe aktori Bes Kallaku u lidhën në martesë gjatë muajit shtator të këtij viti në një dasëm e cila zgjati tre ditë. Çifti është shprehur edhe më parë se është në dëshirat e tyre për të patur fëmijë.