ryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Talat Xhaferi në kuadër të vizitës në Uashington u takua me kongresistët Dejvid Prajs dhe Piter Roskam, në të cilin është konstatuar se  bashkëpunimi i mëtejshëm në kuadër të programit të Komisionit për partneritet demokratik të Kongresit, ku të dy kongresistët janë kryesues,  është i suksesshëm dhe i njëjti do të vazhdojë dhe do të intensifikohet.

Nga Kabineti i kryetari i Kuvendit informuan se në takim Theks i veçantë është vendosur në përkrahjen e mëtutjeshme të punës hulumtuese të Institutit Parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Në këtë drejtim do të vazhdojë bashkëpunimi dhe këmbimi në nivel të deputetëve dhe shërbimit parlamentar.

Në takim Xhaferi i ka informuar për zhvillimin e ngjarjeve të fundit politike në vend dhe për sfidat me të cilat ballafaqohet shtëpia ligjvënëse.

I bindur në rëndësinë e kontributit të organizatave joqeveritare në ndërtimin e një shoqërie të vërtetë demokratike, kryetari i Kuvendit ka theksuar se shtëpia ligjvënëse është e hapur për nismat që vijnë nga sektori joqeveritar.

Të dy kongresistët kanë theksuar se takimi është mundësi në të cilin me kryetarin e Kuvendit të mund të këmbejnë mendime në atmosferë të sinqertë dhe të përzemërt.