Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi në kuadër të vizitës në Uashington, mori pjesë në darkën e punës “Përparimi i Maqedonisë në rrugën demokratike: Roli i Parlamentit”.

Organizator i takimit është Instituti Kombëtar Demokratik, ndërsa nikoqir është kryetari i Institutit Kombëtar Demokratik, Kenet Vollak.

Në takim ishin të pranishëm përfaqësues të lartë nga USAID, IRI, Fondacionit Nacional për Demokraci, IFES, Këshilli Atlantik, shtëpitë konsultuese të cilat  punojnë në Republikën e Maqedonisë, si edhe ambasadori i mëparshëm i SHBA-së në Republikën e Maqedonisë, Poll Uolers.

Џафери Волерс

Darka e punës, siç informojnë nga Kabineti i Xhaferit, është organizuar për nder të tij nga Instituti Kombëtar Demokratik dhe në bashkëpunim me partnerët të cilët punojnë në Republikën e Maqedonisë.