Ish futbollisti i Barcelonës, Xavi, ka deklaruar se Lionel Messi është më i mirë se Cristiano Ronaldo. “Messi bën më shumë gjëra krahasuar me Cristianon. Messi është më i miri. Nëse Cristiano e konsideron veten më të mirin në histori, mirë, por ata që e kanë parë Messin në stërvitje e dinë që s’ka krahasime. Messi është më i miri i historisë dhe ne nuk e shohim ndryshe këtë”, ka thënë Xavi. Të shtunën në orët e mesditës (13.00) do të zhvillohet ballafaqimi mes Real Madridit dhe Barcelonës, që njihet si derbi më i madh në botë. Reali është si vendas dhe mëton t’i shkaktojë humbjen e parë katalunasve.