Mesfushori, Jack Wilshere, këmbëngul, se do që të qëndrojë në Arsenal.

Këtë ai e ka thënë para se të hapet afati kalimtar i janarit.

“Kam thënë më parë, nëse qëndroj në Premier League, ky është vendi ku dua të rri. Këtu e shoh veten në të ardhmen”, ka thënë ai për SkySports.

“Nëse gjërat do të rrjedhin ndryshe ose jo do të shohim në vitet e ardhshme”.

“Por përfundimisht dua që të qëndrojë këtu, po kënaqem me futbollin dhe dua të luaj në Premier League dhe tash dua ta ndihmoj Arsenalin që të arrijë aty ku e meriton”, ka shtuar anglezi.