WhatsApp do të ndalojë së funksionuari në disa nga telefonat duke filluar nga fundi i këtij viti.

Kompania e njohur njoftoi se nuk do të ofrojë më mbështetje për sistemet operative BlackBerry OS ose BlackBerry 10.

Po ashtu çdo telefon që përdor sistemin operativ Microsoft Windows 8.0 ose më të vjetër OS nuk do të ketë më mbështetje. “Ndërsa presim me padurim për shtatë vitet e ardhshme, ne duam të përqendrojmë përpjekjet tona në platforma mobile, shumica dërrmuese e njerëzve e përdorin”, tha kompania në një postim në blog.

WhatsApp është njëra ndër platformat më të popullarizuara në botë.