Arsene Wenger këmbëngul se Mesut Ozil është i prirur për të qëndruar në Arsenal dhe beson se Gjermani është duke luajtur në formën e tij më të mirë gjatë kohës që ka qenë tek Gunners.

Ozil shënoi me një volej të mahnitshëm pasi Arsenali siguroi tre pikë në një fitore 1-0 kundër Newscastle në Emirates të shtunën.

Kontrata e 29-vjecarit skadon në verë dhe kohët e fundit Ozil ka qenë i lidhur me Manchester Unitedin , megjithëse Wenger konfirmoi se nuk ishte bërë ndonjë komunikim zyrtarë.