Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, nuk i frikësohet në asnjë formë Liverpoolit. Wenger bën apel skuadrës së tij që të zbresin të motivuar në fushë për takimin me “Redsat” në mënyrë që të hakmerren për atë humbje të thellë 4:0 në Anfield.

“Gjithsesi e mira e futbollit është që të jep gjithmonë mundësinë për të rikuperuar dhe për të ndryshuar kujtimet nga të hidhura në të bukura.

Prandaj në këtë takim vijmë shumë të fokusuar për të bërë një perfomancë tërësisht të ndryshme nga ajo e muajit gusht”, tha Wenger. Arsenali është në vend të pestë me 33 pikë, një me pak se Liverpooli që renditet në vend të katërt pas 18 jave në Premier League.