Vullkani Aung në ishullin indonezian Bali sot hodhi tym të dendur në lartësi prej dy kilometrash, kumtoi Agjencia kombëtare për përgjigje gjatë katastrofave dhe fatkeqësive.

“Shkalla e alarmit mbetet në nivelin më të lartë, por aeroporti ndërkombëtar është duke punuar normal”, deklaroi zëdhënësi i agjencisë.

Më 27 nëntor autoritetet indoneziane e ngritën nivelin e kanosjes në shkallën më të lartë të mundshme dhe urdhëruan evakuim të pothuajse 100.000 personave.