Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, beson se në fillim të pranverës sa i përket dialogut të brendshëm për Kosovën mund të fillojë një diskutim serioz.

“Është e rëndësishme që njerëzit në çdo mënyrë të mundshme deri më tani kanë treguar se mund dhe dëshirojnë të shprehin pikëpamjet e tyre heterogjene, të ndryshme në aspektin e Kosovës”, tha presidenti i Serbisë.

Vuçiq duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve theksoi se Kosova është çështje e rëndësishme në dialogun e brendshëm dhe njerëzit duhet të flasin të vërtetën.

“Shpresoj dhe besoj se do të arrijmë në të ardhmen të racionalizojmë kërkesat tona dhe të ruajmë atë që popullit i takon. Besoj se me fillim të pranverës do të nisim edhe këtë lloj të procesit serioz”, u shpreh kreu i shtetit serb.