Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç i ka zeruar mundësitë qe Kosova te behet pjese e OKB. Ai është shprehur se do te duhej një marrëveshje historike me te cilën serbet do te ishin te kënaqur, qe Kosova te integrohej.

Vuçiç ka thënë se do te ishte mire qe deri ne fund te vitit 2018 “përfundimisht te zgjidhej nyja e Kosovës” por ka shtuar se nuk është optimist ne arritjen e një marrëveshjeje me shqiptaret. Praktikisht sipas tij, është e pamundur te zgjidhet kjo çështje pa përfshirjen e fuqive te mëdha.

Presidenti serb ka shtuar se është i vetëdijshëm se arritja e një kompromisi me shqiptaret nuk do te mirëpritej nga populli serb, por do te ishte shume krenar për te, pavarësisht se si do te gjykohej politikisht ne këtë kohe.