Kandidati i AAK-së për kryetar të Istogut, Gani Dreshaj uroi që të fitojë ai që është ‘hairi’ i Istogut.

Dreshaj vlerësoi pozitivisht mbarëvajtjen e procesit zgjedhor deri në këto orë, teksa kërkoi nga të gjithë qytetarët e kësaj komune që të dalin për të votuar në mënyrë që të vendosin për 4 vitet e ardhshme.

Ndërkaq, edhe pse iu desh të priste deri sa t’ia sillnin pasaportën që e kishte harruar, ai tha se një gjë e tillë nuk e bën që të jetë si politikanët e tjerë.

E sa i përket asaj se qytetarë të ndryshëm po barten me vetura për të votuar, ai tha se një gjë të tillë as nuk e ka kërkuar, porse as nuk ka apeluar që të mos bëhet një gjë e tillë, pasi që në këtë mënyrë mund edhe të ndihmohen qytetarët.

Krejt në fund, Dreshaj me shaka u shpreh se ka pyetur vetëm gruan e tij se për kë ka votuar.