Ambasadorja shqiptare në OKB, Besiana Kadare nuk është e ftuar në festën e Nikki Haley.

Kjo pasi në festën e ambasadores amerikane, në datën 3 janar, janë të ftuar vetëm ata diplomatë, që me votën kundër rezolutës, abstenimin apo mospjesëmarrjen në votim mbështetën Shtetet e Bashkuara.

Shqipëria ishte në mesin e 128 vendeve që votuan pro rezolutës, që kundërshton vendimin e presidentit amerikan Donald Trump që Jeruzalemi të shpallet kryeqytet i Izraelit.