VMRO-DPMNE-ja gjatë ditës së nesërme do të shqyrtojë kërkesën e një pjese të anëtarësisë të partisë për shtyrjen e kongresit të jashtëzakonshëm që pritet të mbahet gjatë kësaj fundjave.

“Bëhet fjalë për çështje brenda partiake dhe organet e partisë janë ato që do të vendosin nëse kongresi do të shtyhet”, ka deklaruar Darko Kostovski nga VMRO-DPMNE.

Dhjetëra funksionarë të lartë brenda VMRO kanë akuzuar për një proces jo transparent në zgjedhjen e liderit të partisë, në një letër të hapur ato kërkojnë shtyrjen e kongresit deri në shkurt. Ndërkohë që deri atëherë propozojnë një trup prej pesë anëtarësh që do të drejtojnë partinë.

Në letrën mes të nënshkruarve janë dhe Boris Zmejkovski, Ilija Dimovski, Antonio Miloshoski, Trajko Veljanovski dhe funksionarë tjerë partiak.