Sekretari gjeneral i partisë po konsiderohet si favorit, kurse deri më tani kandidaturë ka dorëzuar edhe Filip Petrovski.

Komiteti Ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së, në seancën e djeshme ka diskutuar mbi iniciativën publike nga më shumë funksionerë të tanishëm aktual dhe të mëhershëm, të cilët kërkojnë që të shtyhet kongresi për zgjidhjen e liderit të ri, që është caktuar në këtë vikend.

“Iniciativa e publikuar në mediume nuk mori mbështetje nga Komiteti Ekzekutiv që vendosi se të njejtën të mos e propozon në seancën e sotme të Komitetit Qendror të partisë. Komiteti Ekzekutiv e ka shikuar informacionin rrethë përgatitjeve për mbajtjen e jashtëzakonshëm të Kongresit të 16 i cili do të mbahet më 22 dhe 23 dhjetor në Vallandovë”, njoftuan nga Qendra për komunikim nga VMRO-DPMNE.