VMRO-DPMNE-ja njoftoi se sot do të organizojë një protestë në orën 16:00 para burgut hetues në Shuto Orizarë.

Partia opozitare thekson se kjo bëhet, siç thonë ata, në shenjë revolte kundër “paraburgimit të pabazë dhe të padrejtë të deputetëve dhe artistëve dhe si një shenjë e mbështetjes për viktimat e juntës Zaev”,.

Në komunikatën e partisë së drejtuar nga Nikolla Gruevski theksohet se Maqedonia po jeton një nga periudhat më të errëta, ku po shkelen të gjithë ata që kundërshtojnë politikat aktuale shtetërore.