Në orën 15 sot skadon afati për parashtrimin e kandidaturave për kryetar të VMRO-DPMNE-së për të cilën 544 delegatë duhet të prononcohen në Kongresin e ardhshëm të jashtëzakonshëm, që duhet të mbahet në Vallandovë.

Tani për tani nuk ka informacione zyrtare për atë nëse i kanë mbledhur dhe sa kandidatë për kryetarë i kanë mbledhur nënshkrimet e nevojshme. Zyrtarisht partia do ta njoftojnë opinionin pasi të përfundojë procedura për paraqitje, ndërsa informacionet jozyrtare shkojnë deri atje, se, megjithatë, ndoshta do të ketë disa kandidatë për kryetar.

VMRO-DPMNE pritet sonte të mbajë Komitet qendror, ndërsa mbrëmë në seancën e Komitetit ekzekutiv nuk u pranua nisma e disa funksionarëve partiak dhe deputetëve Kongresi të shtyhet për në shkurt dhe për kryesi kolektive. Nisma siç qëndron në kumtesën partiake, nuk do të gjendet në rend dite të seancës së sotme të Komitetit Qendror.  Deri sot pasdite asnjë nga nënshkruesit e nismës nuk është prononcuar në opinion lidhur me vendimin e mbrëmshëm të Komitetit ekzekutiv dhe se si kjo do të ndikojë në marrëdhëniet brenda partisë, anëtarësisë dhe demokratizimit të partisë.

Komiteti qendror, në seancën e cila duhet të fillojë pas protestave të anëtarëve të partisë, duhet ta konfirmojë mbajtjen e Kongresit në Vallandovë. Pritshmëritë janë se pas seancës do të publikohen edhe emrat e kandidatëve për kryetar.